Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Kuvend/ Balla: U munduan të pengojnë betimin e avokatit. Pamje e njëjtë si në 2017

schedule11:32 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 11:32 - 18 Dhjetor, 2025

Pas përfundimit të seancës plenare mes tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo nuk ishte një lajm i ri, një skenë e paparë ndonjëherë nga opozita.

Ai shtoi se tabloja e Kuvendit të sotëm ishte e njëjtë me atë të 2017-ës, apo të tetorit 2018 ku deputetët e PD, me flakadanë në duar nxisnin tensione në seancë.

“E sotmja nuk është asnjë lajm i ri, asgjë e re nga fronti i lindjes. Si sot në vitin 2017 ishte e njëjta pamje, sot betohej Avokati i Popullit Endrit Shabani i votuar nga opozita. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tetor 2018. Sa herë që protestat nuk kanë pjesëmarrje, atëherë t’i vëmë flakën Kuvendit. Dihet se kush i ka dhënë urdhrat. Sulmuan Avokatin e Popullit megjithëse vetë e kanë votuar”, tha Taulant Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!