Tensionet në Kuvend/ Alibeaj-Spiropalit: Ktheni normalitetin. Kryeparlamentarja: Gati të ulemi në cdo kohë, por…

schedule10:37 - 31 Tetor, 2024

schedule 10:37 - 31 Tetor, 2024

Ndërsa tensioni vijoi edhe këtë të enjte në seancë plenare, Enkelejd Alibeaj bëri përgjegjëse maxhorancën për situatën e krijuar. Ai kërkoi nga kryeparlamentarja Spiropali, të japë sinjalin e bashkëpunimit me opozitën, në mënyrë që jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit.

“Para një muaji e dicka përjashtuat gjysmën e këtij parlamenti, ju duhet të jepni sot sinjalin e parë për të kthyer në normalitet këtë parlament. Po doni të krijoni një konflikt artificial sepse përfituesit e vetëm jeni ju në dëm të qytetarëve shqiptarë.Merrni masa për të kthyer normalitetin në parlament, autorët kryesorë jeni ju. E keni në dorë ta bëni që tani” tha Alibeaj duke I kërkuar kryeparlamentares Spiropali të mbledhë Byronë dhe të heqë masat ndëshkimore për deputetët e opozitës.

Në përgjigje Spiropali u shpreh se janë të gatshëm të ulen në cdo kohë me deputetët e opozitës.

“Jemi të gatshëm të ulemi në cdo kohë, ama të ulemi në karrige jo ti djegim. Për zjarrin, ju më mië se kushdo e dini cili është autor dhe arsyet. Por duke mos I hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë, jemi gati të ulemi në cdo tryezë, pëfshi edhe konferencën edhe Byronë që deputetët e opozitës të kthehen në kuvend. Nuk mund të përsërisim probleme të tilla që burojnë nga poblemet e thella të partive jo nga parlamentarizmi” tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!