Tensionet në kryesi/ Basha: Distancohem nga dhuna, ky nuk është modeli im

schedule11:23 - 8 Qershor, 2023

schedule 11:23 - 8 Qershor, 2023

Lulzim Basha, në një prononcim për mediat ka folur për përplasjen mes deputetëve dhe mbështetësve të tij pas mbledhjes së kryesisë së PD-së. I pyetur nga gazetarët për tensionet, Basha tha se nuk ka pasur dhunë ndërsa shtoi se kërcënimet apo lufta kundër mendimit ndryshe nuk janë modeli i tij.

“E kam treguar me vepra që marr vendime në interes të shqiptarëve me aktin e 21 marsit ndaj dua ti them çdo demokrati, do të udhëhiqem nga intreresi i tyre më i mirë. Distancohem dhe dënoj me forcë çdo sjellje, në këtë rast banalitetin dhe kërcënimet që janë shkëmbyer në një moment tensioni, në veçanti kur kemi të pranishëm përfaqësues të medias që bëjnë punën e tyre.

Ky nuk është modeli im, një model kundër të cilit jam ngritur që prej ditës së parë në politikë. Nuk mendoj se dhuna, kërcënimet, lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci. “, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!