Tensionet në kampin MEK, Homeland Justice: Djalli që strehuat po nxjerr kokën

schedule12:15 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:15 - 20 Qershor, 2023

Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj, ky eshte reagimi i “Homeland Justice” lidhur me aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në kampin e MEK në Manëz.

Përmes një postimi në “Telegram”, grupi i hakerave iranianë, thotë se e gjitha është pasojë e strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri, tani vendi ynë sipas tyre duhet të vuajë pasojat.

Pas aksionit te zhvilluar nga policia, MEK pretendon për dy të vrarë dhe disa të plagosur si pasojë e gazit të hedhur, por pretendimet e bëra nga kampi janë hedhur poshtë nga Ministria e Brendshme, te cilet njoftojne se nuk janë të vërteta dhe nga aksioni nuk ka mbetur asnje i lenduar. Ne njoftim theksohet se nderhyrja eshte ne perputhje me urdhrin e SPAK dhe se grupimi i MEK ka shkelur marreveshjen e rene dakord ne vitin 2014.

Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, duke çuar ne marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!