Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në kampin e MEK, Rrumbullaku: Hymë me mirëkuptim, i vetmi mjet që përdorëm ishte gazi lotsjellës

schedule17:36 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:36 - 20 Qershor, 2023

Drejtori i Policisë së Shtetit në një konferencë për mediat së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi foli në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit në kampin e MEK.

Rrumbullaku tha se ata fillimisht kanë hyrë në kamp me mirëkuptimin e 6 drejtuesve të muhaxhedinëve, por pas kontrolleve dhe konstatimi të paligjshmërive  nisi  një rezistencë e organizuar.

Ai shtoi se i vetmi mjet i  përdorur nga efektivët ka qenë gazi lotsjellës.

Pjesë nga fjala e Rrumbullakut:

Me lejoni t’ju informoj në lidhje me masat marra nga PSH pas urdhrin e Gjykatës së Posacme për lejimin e kontrollit në kampin MEK. Një kamp me 120 godina dhe gati 40 hektarë.

Me njohjen e vendimit të gjykatës, nga ana ime kam dërguar shkresë për drejtuesit e MEK për ta takimin zyrtar të ditës së sotme në zyrat e stacionit policor në Manëz.

Në orën 8 të mëngjesit, na janë përgjigjur na janë përgjigjur në takim 6 drejtuesit e MEK. Për gjatë një orë diskutuam për qëllimin e këtij operacioni.

Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre. Unë së bashku me to jemi adresuar në kamp ku kemi drejtuar hapjen e portave të kampin.

Bashkë  me drejtuesit dhe forcat kemi hyrë në ambientet e territorit. Pas këtij momenti ka nisur faza e kontrollit, ku përreth 2 orë kontroll, pasi nga ana jonë u konstatuan pëligjshmëri në raport me kërkesat e vendimin të gjykatës, sa i përket evidentimit të sallave të serverave dhe pajisjeve kompjuterike në 17  objekte, nisi një rezistencë e organizuar.

Pas këtij  momenti nga ana e policisë është kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme dhe nuk është ushttuar dhunë.

U është kërkuar drejtuesve të MEK të flisnin me gjithë grupimet që kryesonin rezistencën, nuk kemi gjetur mirëkuptimin e tyre, pas kësaj policia ka përdorët procedurat standarte dhe i vetmi mjet që është përdorur nga qenë sprajtet.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!