Tensionet në disa vende, SHBA thirrje qytetarëve të saj për “vigjilencë të shtuar”

schedule12:28 - 20 Tetor, 2023

schedule 12:28 - 20 Tetor, 2023

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve sot që të jenë vigjilentë anembanë botës për shkak të rritjes së potencialit për sulme kundër amerikanëve dhe interesave amerikane në mes të tensioneve të rritura globale.

“Për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave të ShBA-së, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit që të tregojnë kujdes të shtuar”, tha agjencia në një këshillë për udhëtimet globale.

Këshillimi vjen në mes të luftës në Rripin e rrethuar të Gazës. Sulmet izraelite atje kanë vrarë të paktën 3.785 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 12.000 njerëz.

Izraeli nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” pas një sulmi të befasishëm nga Hamasi. Mbi 1.400 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Izrael.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!