Tensionet në Bregun Perëndimor/ Forcat izraelite tërhiqen nga Jenin

schedule08:55 - 6 Shtator, 2024

schedule 08:55 - 6 Shtator, 2024

Forcat izraelite u tërhoqën nga Jenin në Bregun Perëndimor  dhe kampin e refugjatëve të vendosur atje pas sulmeve brutale që zgjatë 10 ditë.

21 persona u vranë në qytet dhe kamp, ​​tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Një dëshmitar okular tha për Reuters se forcat izraelite kishin lënë pas dëme të mëdha në infrastrukturën e qytetit.

Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme Palestineze akuzoi Izraelin se ka shkaktuar në Bregun Perëndimor të pushtuar shkatërrimin që ka shkaktuar në Rripin e Gazës, duke përmendur situatën në qytetet Jenin dhe Tulkarem, si dhe kampet e refugjatëve të vendosura atje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!