Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, momenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar sulmeve

schedule08:06 - 20 Shkurt, 2022

schedule 08:06 - 20 Shkurt, 2022

Ministri i Brendshëm  i Ukrainë, Denys Monastyrsky me disa deputetë  dhe një grup gazetarësh në momentin që ndodheshin për një vizitë në vijën e kuqe të frontit të kufirit të Ukrainës me Rusinë kanë qenë në mes të rrezikut të shpërthimeve dhe predhave nga militantët pro-rusë sot.

Ministri i shoqëruar nga deputetët ndodhej në këtë front rreziku për tu treguar ndërkombëtarëve se pothuajse të gjitha bombardimet vinin nga pala rebele, kur një predhash e ndjekur nga artileria, zbriti vetëm 300 m larg tyre.

Teksa vraponin drejt mjeteve të blinduara të ushtrisë, korrespondenti i shërbimit, Maryan Kushnir, i cili filmoi videon dëgjohej duke bërtitur: “Shtrihuni, shtrihuni, pastaj “ikni, ikni, në makinë, në makinë!”



Mediat e huaja bëjnë me dije se nga incidenti fatmirësisht nuk është lënduar asnjë zyrtar. Pas këtij incidenti qeveria e Ukrainës zbuloi se dy ushtarë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e këtyre sulmeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!