Tensionet e rritura mes Ukrainës dhe Rusisë duket se ditët e fundit kanë marrë një tjetër drejtim duke rritur shqetësimin e shumë vendeve.
Në kuadër të kësaj situate pritet që të mërkurën e 26 janarit këshilltarët politikë nga Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania , që njihen ndryshe si grupi i Normandisë, pritet që të takohen në Paris për një raund të ri bisedimesh për zgjidhjen e krizës dhe shmangien e konfliktit në Ukrainën lindore.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar rus. Mediat bëjnë me dije se bisedimet katërpalëshe do të zhvillohen në kuadrin e konfrontimit më të gjerë mes Rusisë dhe Perëndimit, me dhjetëra mijëra trupa ruse të vendosura pranë kufirit me Ukrainën.
Ndërkaq nga ana tjetër Moska mohon planet për të pushtuar Ukrainën dhe thotë se Kievi po përgatitet të sulmojë rebelët e mbështetur nga Moska në provincat e saj lindore të shkëputura. Ndërkohë që Rusia u ka kërkuar gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të garantojnë se Ukraina nuk do të lejohet të bashkohet me bllokun ushtarak./abcnews.al