Tensionet me Greqinë, Turqia njofton se ka gjetur gaz në Detin e Zi

schedule07:39 - 21 Gusht, 2020

schedule 07:39 - 21 Gusht, 2020

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur, Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u tha drejtuesve të energjisë të Mërkurën se ai do të njoftojë “lajmin e mirë” të Premten që do të paralajmërojë një “periudhë të re” për Turqinë.

Ai nuk dha detaje, por Reuters shkruan se se ai po i referohej një zbulimi të gazit në Detin e Zi, dhe një burim tha se shkalla e rezervave mund të plotësonte potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.

Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk në Detin e Zi.

“Ka një gjetje të gazit natyror në pusin Tuna . Rezerva e pritshme është 26 trilion metra kub ose 800 miliard metra kub, dhe plotëson afro 20 vjet të nevojave të Turqisë”, thanë autoritetet turke.

Zyrtarët, përfshirë Ministrin e Energjisë, Fatih Donmez, nuk kanë dhënë detaje të njoftimit të së Premtes, duke thënë se Erdogan do të shpallë vetë “surprizën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!