Moska ka kërcënuar gazetarët gjerman me dëbim nga territori rus, pas anulimit të vizitës së ambasadorëve të endeve të Bashkimit Evropian në Kremlin pak ditë më parë.
“Nëse prekin korrespondentët rusë dhe përfundojnë planet e tyre, gazetarët gjermanë do të largohen nga Rusia”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Në lidhje me anulimin e zivitës, Zakharova tha se kjo sjellje tregonte se ambasadorët perëndimorë në Moskë po ndërhynin në punët e Rusisë dhe po bënin “show” në vend që të bënin punën e tyre diplomatike.
Paralajmërim për Berlinin
Javën e kaluar, media ruse publikoi një regjistrim të një takimi të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë të mbajtur në platformën Ëebex. Ata po diskutonin armët për Ukrainën dhe një sulm të mundshëm të Kievit në një urë në Krime.
Kujtojmë se dje Rusia thirri ambasadorin gjerman në Ministrinë e Jashtme dhe kërkoi sqarime për bisedën dhe ndihmën e dhënë Ukrainës për të goditur caqet ruse. /abcnews.al