Tensionet Kosovë-Serbi, Arifaj: Gjasat për eskalim janë shumë të vogla, problemet kërkojnë zgjidhje politike

schedule19:56 - 8 Nëntor, 2022

schedule 19:56 - 8 Nëntor, 2022

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve ditët e fundit dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.

Për të folur rreth kësaj situate, në “Radar Informativ” ka qenë i ftuar analisti Ardian Arifaj.

Arifaj komentoi çështjen e reciprocitetit të targave, duke e quajtur si diçka teknike, ndërkohë që mes dy vendeve problemet janë politike dhe të tillë zgjidhje kërkojnë.

“Mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asgjë teknike dhe çështjet që duken ashtu janë politike, prandaj këkrojnë zgjidhje politike. Fokusi të jetë marrëveshja e përgjithshme dhe jo tabelat e çështje të ngjashme. Të arrihet një marrëveshje finale duhet të vihen në vend edhe këto probleme që mund të konsiderohen teknike. Në mesazhet nga SHBA apo shtetet evropiane, apo dhe Tirana dy pika ka qenë kryesore: askush nuk e kundërshton Kosovën për sovranitetin e vet, por kërkojnë që të mendojë në mënyrë strategjike”, tha Arifaj.

I pyetur se çfarë ndryshimi do të përbënte nëse afati për vendosjen e targave shtyhej apo jo, Arifaj tha se shtyrja e afatit do ta vendoste fokusin në një marrëveshje finale.

“Ndoshta jo sepse vëmendja do të kthehej kah marrëveshja finale dhe jo çështjet si tabelat e tj. E gjithë energjia do të kthehej nga kërkimi i një marrëveshjeje gjithëpërshirëvse finale, që do të mbyllte edhe çështje të tjera teknike”, tha ai.

Arifaj komentoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se kryeministri aktual Albin Kurti po përçan marrëdhënien me SHBA-të.

“Në anën tjetër kryeministri ka thënë që ka konsultime të vazhdueshme. Nuk e dimë saktë sa është niveli i këtyre konsultimeve, por ajo që dimë është që SHBA ka kërkuar vazhdimisht që afati për regjistrimitn e veturave të shtyhet. Kemi parë një vendim të qeverisë së Kosovës që ishte i kundërt me kërkesën e SHBA. Nuk është që Amerika do të heqë dorë ng Kosova menjëherë, por Kosova do të vonojë në procese si dialogu, anëtarësimi në KE etj. Nëse shtetet e rajonit do të lëvizin para Kosova do të mbetet në këtë status quo”, shpjegoi Arifaj.

Analisti foli edhe për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në veri të vendit, duke thënë se gjasat janë shumë të vogla, megjithatë frika është gjithnjë e pranishme.

“Frika gjithmonë është aty dhe për shkak të përvojës. Por nëse shikojmë sjellje e fundit të lidëerëve poltiikë duket se asnjëra palë nuk ëhstë e interesuar për eskalim. Një eskalim i konfliktit në veri të Kosovës do t’i nxirrte humbës të gjithë. Kjo i bën të gjithë të tërheqin perin aq sa të mos këputet. Gjasat janë shumë të vogla, por jo zero, sepse gjithmonë ka elementë që nuk i kontrollon as Beogradi dhe as Prishtina”, tha Arifaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!