Tensionet Izrael-Iran/ Ambasada kineze në Tel Aviv i kërkon qytetarëve kinezë të largohen nga vendi

schedule14:59 - 17 Qershor, 2025

schedule 14:59 - 17 Qershor, 2025

Ambasada kineze në Izrael po bën thirrje për qytetarët kinezë që të kthehen në atdhe ose të largohen nga Izraeli sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes kalimeve kufitare tokësore, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe mbylljes së hapësirës ajrore izraelite.

Në një njoftim të publikuar në platformën WeChat, ambasada thekson se “aktualisht konflikti midis Izraelit dhe Iranit po eskalon, me dëme në objekte civile dhe rritje të viktimave civile, duke bërë që situata e sigurisë të jetë edhe më e rëndë.”

Ambasada rekomandon që qytetarët kinezë të largohen nga Izraeli përmes pikës kufitare tokësore drejt Jordanisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!