Tensionet Izrael-Hezbollah/ Plani i armëpushimit dhe qëllimet e diplomacisë amerikane

schedule09:42 - 26 Shtator, 2024

schedule 09:42 - 26 Shtator, 2024

Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë negociatat midis Izraelit dhe Hezbollahut për një marrëveshje që synon një armëpushim afatshkurtër, tre javë në një përpjekje tjetër për të parandaluar një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Kryeministri libanez Najib Mikati shprehu shpresën se një armëpushim mund të arrihet së shpejti për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani që kanë tronditur vendin e tij dhe kanë ngritur frikën për një pushtim tokësor.

Sipas raportimeve të rrjetit britanik të lajmeve Sky Neës, zyrtarët e qeverisë amerikane, nga ana e tyre, shprehin optimizëm për një “pauzë” 21-ditore, e cila do të zbatohet “në orët e ardhshme” .

Raporti i Sky Neës pasoi një të ngjashëm nga AFP më herët, i cili tha se të dy palët pritej të vendosnin “brenda orësh” nëse do të pranonin iniciativën e armëpushimit.

Sky Neës raportoi gjithashtu se përpjekjet intensive diplomatike, për planin e paraqitur nga SHBA në bashkëpunim me BE-në dhe dhjetë vende të tjera (Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari) arritën një ” përafërsisht marrëveshje” për një armëpushim në Liban, i cili megjithatë nuk përfshin Gazën.

Gjithashtu me marrëveshjen po tentohet të ” blihet kohë dhe hapësirë ​​për një armëpushim edhe në Gaza, në përputhje me marrëveshjen e pengjeve”.

“Ne besojmë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në fushën e betejës ditët e fundit, se tani është koha për të arritur një zgjidhje diplomatike”, shtoi zyrtari i administratës Biden.

Nxitja e negociatave për Gazën

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se, përveç de-përshkallëzimit, nisma e re diplomatike do t’i japë një shtysë negociatave indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim edhe në Gaza.

Marrëveshja 21-ditore u paraqit pas disa muajsh përleshjesh ndërkufitare që kanë shkatërruar zona në veri të Izraelit dhe në mes të një vale sulmesh të rënda ajrore nga forcat izraelite në Libanin jugor që kanë vrarë qindra në ditët e fundit.

Qëllimi i menjëhershëm i përpjekjes së re diplomatike është të kufizojë ndikimin e javës së kaosit në Liban, më të përgjakshmen që ka parë vendi në vite, gjatë konfliktit me Izraelin, në Lindjen e Mesme, në mënyrë që të mos tërhiqen më shumë vende si dhe Shtetet e Bashkuara në konflikt më të gjerë.

Nga një zhvillim i tillë nuk do të përfitonte askush, siç ka theksuar vazhdimisht Uashingtoni, pasi do të përshkallëzonte krizën humanitare përtej Gazës dhe do të destabilizonte rajonin më të gjerë.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë vlerësojnë, sipas NYT, se nëse Hezbollahu tërhiqet nga lufta, lideri i Hamasit, Jahya Sinëar do të jetë nën presion më të madh për të pranuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftimeve në Gaza dhe do të lejonte lirimin e pengjeve gjatë sulmeve të organizatës më 7 tetor të vitit të kaluar.

Është hera e parë, që nga 7 tetori, që Shtetet e Bashkuara kërkojnë t’i japin fund konfliktit në mënyrë diplomatike.

“Ekziston rreziku i një lufte totale, por unë mendoj se ka gjithashtu një mundësi për ta parandaluar atë, ne ende mund të shpresojmë se do të ketë një zgjidhje që do të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” tha presidenti amerikan Joe Biden.

Një zyrtar amerikan i cituar nga NYT, nga ana e tij, paralajmëroi se mbetet e pasigurt nëse Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollahut, dhe qeveria izraelite nën Benjamin Netanyahu do të pranojnë projekt-marrëveshjen e armëpushimit.

Kryeministri izraelit, megjithatë, u bë e ditur se ai u nis për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Zyrtarët në koalicionin e tij qeverisës reaguan ndaj perspektivës së një armëpushimi, duke argumentuar se kjo do të “lejojë Hezbollahun të rigrupohet”. Zyrtarët ushtarakë izraelitë prej muajsh kanë mbrojtur një përgjigje më agresive ndaj sulmeve të Hezbollahut.

Dje, kreu i ushtrisë izraelite, Herji Halevi la të kuptohet se një pushtim tokësor i Libanit është i pashmangshëm.

Nasrallah, nga ana e tij, është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Hamasin, i cili është në luftë me Izraelin në Gaza për gati një vit, pas sulmit të befasishëm të këtij të fundit ndaj Izraelit në tetor, ku humbën jetën rreth 1200 njerëz.

Që atëherë, më shumë se 41,000 njerëz kanë humbur jetën si rezultat i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza, duke përfshirë shumë civilë, gra dhe fëmijë.

Hezbollahu i Libanit ka lëshuar vazhdimisht raketa dhe drone në veri të Izraelit në shenjë mbështetjeje për Hamasin, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të rajonit kufitar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dhjetëra mijëra banorë të Libanit verior janë detyruar gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre këtë javë për shkak të sulmeve ajrore izraelite, të cilat kanë shkaktuar gjithashtu qindra të vdekur.

Zyrtari amerikan, i cituar nga NYT, më në fund vuri në dukje se nuk është e qartë nëse lideri i Hezbollahut do të pranojë një marrëveshje armëpushimi pa një marrëveshje përkatëse në Gaza dhe kjo e ndërlikon procesin.

Përpjekja diplomatike po zhvillohet me iniciativën e Shteteve të Bashkuara dhe me mbështetjen e Francës.

Koha për një marrëveshje mund të shihet si e favorshme për Izraelin, pasi qeveria Netanyahu mund të shpresojë që sulmet në Liban ta detyrojnë Hezbollahun të bëjë një marrëveshje, por lufta në Gaza do të vazhdojë.

Nga ana e tij, Nasrallah e di se një sulm masiv në Tel Aviv do të nënkuptonte luftë të gjithanshme. Së fundi, “banorët e Gazës kanë frikë se do të harrohen ndërsa Izraeli zhvendoset në Liban ndërsa ende godet Rripin e Gazës.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e kësaj të enjte se “vazhdon të operojë për të shkatërruar aftësitë dhe infrastrukturën terroriste të Hezbollahut”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!