Tensionet Itali – Francë, reagimi i BE: Nuk jemi të shqetësuar

schedule17:37 - 22 Janar, 2019

schedule 17:37 - 22 Janar, 2019

Edhe pse ka këmbëngulur se Bashkimi Europian nuk është i shqetësuar, zëdhënësi i Komisionit Europian Shinas i bëri apel Italisë dhe Francës që të bashkëpunojnë dhe të mos akuzojnë njëra -tjetrën për çështjen e emigrantëve.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Francës dhe Italisë nuk shqetëson Bashkimin Europian, sipas të cilit këto çështje nuk kanë një impakt thelbësor në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por zëdhënsi i Komisionit Europian Margaritis Shinas u shpreh se do të ishte më mirë të zgjidhej bashkëpunimi dhe jo akuzat e ndërsjellta.

Në fakt zv/kryeministri Italian Di Maio akuzoi Parisin se po vazhdon të konolizojë Afrikën duke nxjerrë në qarkullim dhe një monedhë me të cilën financon borxhin public francez.

Pas kësaj fraze Ministria e Brendshme franceze thërriti në një takim urgjent ambasadoren italiane në Paris Tereza Kastaldo duke i kërkuar sqarime për këto deklarata. Parisi zyrtar e ka cilësuar si të papranueshme dhe të kotë akuzën, Por di Maio këmbëngul se ka thënë vetëm të vërtetën

Ai i bëri apel dhe Bashkimit Europian që të sanksionojë vende si Franca të cilat varfërojnë shtete afrikane duke i detyruar njerëzit që të arratisen në Europë.

Komisioneri për çështje ekonomike në BE Pier Moskovici nga ana e tij i ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e DI Maios duke theksuar se cilësia e marërdhënieve mes Francës dhe Italisë është shumë e rëndësishme./abcnews.al