Tensionet Iran-Izrael/ Jordania: Nuk do të pranojmë të bëhemi terren lufte

schedule15:21 - 16 Prill, 2024

schedule 15:21 - 16 Prill, 2024

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi deklaroi të martën se Jordania nuk do të bëhet një terren lufte. Nga Berlini, ai tha se përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit dhe Izraelit janë të rrezikshme për rajonin.

“Nuk do të pranojmë ta bëjmë Jordanin një terren të mëtejshëm lufte. Ne jemi për paqen dhe përshkallëzimi aktual është shumë i rrezikshëm për të gjithë ne”, tha ai duke nënvizuar se dërgon “një mesazh shumë të qartë si për Iranin ashtu edhe për Izraelin”.

Safadi shtoi se nuk duhet t’i përgjigjet Iranit dhe nuk duhet ta shfrytëzojë këtë situatë për të devijuar perspektivën nga ajo që po ndodh në Rripin e Gazës.

Safedi gjithashtu argumentoi se “ka shumë elementë ekstremistë në qeverinë e Netanyahut që duhet të ndalen”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!