Një peshkarexhë britanike është ndaluar nga autoritetet franceze, ndërkohë që një tjetre i është dhënë paralajmërim, për shkak të përplasjeve që po përshkallëzohen për të drejtat e peshkimit pas Brexit.
Ministrja Franceze e detit Annik Giradin tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve në Le Havre gjatë natës.
Ajo shpjegoi se peshkarexha e parë u ndalua menjëherë ndërsa e dyta nuk u lejua të peshkonte në ujërat franceze.
Giradin u shpreh se anija në portin e Le Havre u ndalua nga autoritetet. Kapiteni i saj rrezikon sanksione penale.
Të mërkurën ministri Britanik Lord Frost deklaroi se kërcënimet franceze për të bllokuar anijet e Mbretërisë së Bashkuar në porte ishin zhgënjyese. m.v/Abcnews.al