Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas tensioneve që ndodhën në disa prej KZAZ-ve të bashkive që drejtohen nga opozita. Asgjë nuk është e paparishkuar për të, ndërsa ngjarjet e ditës si sotme i cilëson si revolucion imagjinar të punonjësve të këtyre bashkive.
“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero”, shkruan Rama në Twitter.
Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar!Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu.I pyes:A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!
— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2019
/abcnews.al