Tensione në Kuvend, Manja i kthehet Korab Litës: Ke mësuar gjuhë të huaj në Kamëz

schedule13:09 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:09 - 28 Shtator, 2020

Me tensione të larta është mbyllur mbledhja e ditës së sotme të Komisionit të Ligjeve e mbledhur për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe draftin e PS për hapjen e listave. Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është përplasur me deputetin e opozitës Korab Lita.  Palët kanë rënë dakord që të hartohet një propozim i integruar që “shkrin” propozimet e deritanishme.

“Ore ti a je në mbledhje apo në Këshill Politik. O zotër i më duke t se fola shqip. Ti ke nevojë për përkthyer të përkthej shqip se ke mësuar atje të në Kamëz gjuhë tjetër. Kemi tre nisma dhe do bëjmë një tekst të integruar. Ramë dakord? Nuk ke rënë ti? Atëherë kur të biesh ti do biesh mbrapa. Andi Përmeti qenka kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Tërhiqeni dhe amendamentin se e keni sjellë kot. 

Zoti Lita ty do të duhen edhe dy vjet të tjera të mësosh rregulloren e Kuvendit se nuk të mjaftojnë dy vjet. Me votimin në parim mos hy në muhabete të tjera se nuk më mëson rregulloren ti mua se ke mbetur me një këmbë te PD-ja e vjetër dhe me një këmbë të lëvizja e Murrizit. Gjiknuri, Bushka, Murrizi dhe Lita nëse i japin leje të shkojnë në komision bashkë me relatorin Adnor Shameti”, tha Manja./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!