Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të marrë fjalën për t’iu kundërpërgjigjur Taulant Ballës.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke u bazuar në rregullore, tha se nuk mund ta marrë fjalën për replikë.
Ndërkohë demokratët së bashku me Berishën bllokuan Foltoren, teksa u rrethuan nga Garda.
Demokratët dëgjohen duke bërtitur që Nikolla të lejojë Berishën të marrë fjalën.
Nikolla: Mos bëni viktimën kot, jemi në zbatim të rregullores.
Vokshi: Jepja fjalën për replikë.
Nikolla: Nuk mund të merrni seancën peng zonja Vokshi.
Duke qenë se Nikolla nuk i dha fjalën në Kuvemd, Berisha hyri Live në Facebookun e tij duke hedhur akuza ndaj mazhorancës.
Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, i kërkoi Nikollës që të marrë masa disiplinore në lidhje me situatën e krijuar./Abcnews.al/