Tensione në Izrael, deputetët e ekstremit të djathtë sulmojnë verbalisht të afërmit e pengjeve

schedule14:07 - 20 Nëntor, 2023

schedule 14:07 - 20 Nëntor, 2023

Tensione dhe momente kaosi kanë mbizotëruar në parlamentin izraelit, mëngjesin e sotëm ndërsa anëtarët e familjeve të rreth 240 pengjeve kërkuan vendosjen e ligjit për dënimin me vdekje ndaj terroristëve palestinezë.

“Ndaloni së foluri për vrasjen e arabëve dhe filloni të flisni për shpëtimin e hebrenjve”, tha i afërmi i njërit prej pengjeve, duke shkaktuar reagime nga anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit.

“Dhimbja nuk është monopoli juaj. Kemi varrosur edhe më shumë se 50 miq e të njohur”, tha një tjetër deputet i partisë.

Por pas debatesh të shumta,  ligji nuk u miratua pasi sipas ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir diçka e tillë do të rrezikonte jetën e pengjeve izraelitë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!