Tensione në Detin e Kuq/ Sulmohet një anije mallrash në Jemen

schedule10:08 - 21 Gusht, 2024

schedule 10:08 - 21 Gusht, 2024

Një sulm i ri në një anije tregtare është raportuar në Detin e Kuq, sipas një agjencie qeveritare britanike që monitoron sigurinë detare në rajon.

Anija u sulmua rreth 77 milje detare në perëndim të Al Hudaydah në orën 2:57 të mëngjesit UTC të mërkurën, tha agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare në Mbretërinë e Bashkuar në një postim në mediat sociale.

“Autoritetet po hetojnë incidentin”, tha agjencia.

“Anijet këshillohen të kalojnë tranzit me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në UKMTO”.

Anijet tregtare që operojnë pranë Jemenit janë sulmuar ng Houthi gjatë nëntë muajve të fundit në përgjigje të konfliktit në Gaza.

Disa kompani lidere të anijeve kanë shmangur plotësisht rajonin, duke përshkuar rrugë më të gjata rreth Afrikës në vend që të përdorin Kanalin e Suezit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!