Mes tensionesh dhe përplasjesh fizike u shoqëria dëgjesa publike mes banorëve të fshatit Bajkaj në Delvinë, me zyrtarë të bashkisë dhe firmës Dinamika Shpk. Banorët protestuan në Qafën e Bresherit aty ku planifikohet gurorja.
Në zonën ushtarake pak metër larg banesave të fshatit, është hartuar një plan projekt për kthimin e 96.000 m2 zonë në gurore. Banorët e kundërshtojnë një projekt të tillë që sipas tyre jo që nuk do të sjell përfitime për zonën por do të dëmtojë agroturizmin, dhe mjedisin, shkruan abcnews.al.
‘Të vijnë këta që duan të bëjmë lekë. Pse nuk bëjnë një resort turistik? Metra nga kjo po zhvilloj një ferëm agroturizmi dhe dua të ndihmoj të gjithë banorëve të zonës. Dhe këtyre u ëhstë shkrepur ta bëjnë malin miell”, shprehet një prej banorëve.
Banorët e fshatit Bajkaj kanë firmosur një peticion drejtuar, Ministrisë së Mjedisit ku kundërshtojnë hapjen e gurores. /abcnews.al