Tensione në Bosnje dhe Hercegovinë, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

schedule10:06 - 13 Mars, 2025

schedule 10:06 - 13 Mars, 2025

BE njoftoi planet për të dërguar paqeruajtës në Bosnje pasi gjykata e lartë e vendit pezulloi ligjet e miratuara nga njësia e saj rajonale me shumicë etnike serbe.

Bëhet e ditur se paqeruajtësit rezervë mbërritën në Bosnje të mërkurën mes tensioneve në rritje në vend, një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ripohoi mbështetjen për integritetin territorial dhe paqen e vendit.

Personeli ushtarak italian dhe çek u ulën në aeroportin e Sarajevës dhe u pritën nga forca e BE-së në Bosnje, e njohur si EUFOR.

Trupat rumune, helikopterët dhe furnizimet ushtarake do të mbërrijnë në ditët në vijim.

Rutte ishte zotuar për mbështetjen “e palëkundur” të NATO-s për integritetin territorial të Bosnjës, pasi një sërë lëvizjesh serbe në Bosnje ngritën tensionet gati 30 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme.

Presidenti i entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës në Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.

Raportohet se prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhërarrest të mërkurën për tre zyrtarë të lartë serbë të Bosnjës – përfshirë Dodik.

Dodik, i cili ka thënë më parë se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhërarrestit dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Aktet e tij, të cilat u miratuan më parë nga Asambleja Kombëtare e RS-së, vijnë si përgjigje ndaj vendimit të shkallës së parë nga Gjykata e nivelit shtetëror të BeH kundër Dodikut të lëshuar më 26 shkurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!