Tensione në Athinë, sulmohen zyrat e PASOK dhe ministria e Jashtme

schedule07:40 - 26 Qershor, 2022

schedule 07:40 - 26 Qershor, 2022

Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës. Mediat fqinje raportojnë se persona të paidentifikuar sulmuan zyrat e PASOK-ut në Charilaou Trikoupi, por edhe Ministrinë se Kulturës.

Gjithashtu, sipas informacioneve, një grup prej rreth 50 personash kanë djegur kosha në rrugën Tosica dhe rrugicat përreth.

Një makinë e djegur është raportuar në kryqëzimin e Navarinou dhe Char.  Sakaq, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera. /abcnews.al