Tension te Partizani, Mala tërbohet me shokun e skuadrës

schedule08:28 - 10 Nëntor, 2019

schedule 08:28 - 10 Nëntor, 2019

 Tension në seancën stërvitore të Partizanit para ndeshjes me Flamurtarin. E gjithë situata jo e mirë ka ardhur pas një ndërhyrje që mesfushori venezuelian. Aristoteles Romero ka bërë ndaj shokut të tij të skuadrës, Esat Mala.

Ky i fundit nuk ka duruar dhe ka ngritur zërin dhe ka hasur në të njëjtin lloj reagimi edhe nga Romero. Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Bruno Telushi ka ndërhyrë për të qetësuar shokët e skuadrës. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Lorenc Trashi, ndërkohë që duke qenë stërvitja nga fundi, trajneri Franco Lerda e ka mbyllur.

Sigurisht kemi të bëjmë me një situatë normale në një skuadër futbolli, pasi ndodh shpesh që të ketë ndërhyrje të pamenduara, që ndonjëherë sjellin si pasojë edhe grushtet. Te Partizani është shuar gjithçka në moment. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!