Tension përpara Kryeministrisë, policia gaz lotsjellës dhe shkop gome kokës protestuesve

schedule19:42 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 19:42 - 10 Dhjetor, 2020

Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve që po pasqyrojnë tubimin, raporton gazetari i “ABC”-së, Juxhin Mustafaraj.

Përpara selisë së qeverisë ndodhen forca të shumta policie, ndryshe nga mbrëmë, ku nuk ka munguar dhuna dhe goditjet me shkop gome kokës ndaj protestuesve. Ndryshe nga mbrëmë policia nuk ka qenë pasive.

Sonte kishte më pak protestues, por më shumë efektivë policie, por që nuk kanë qenë aspak miqësor. Aktualisht në sheshin përpara Kryeministrisë protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar duke paralajmëruar kështu fundin e tubimit, edhe pse individë të caktuar tentojnë që ta mbajnë ende gjallë rezistencën./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!