Sportingu i Lisbonës dhe Porto zhvilluan një ndeshje të fortë mes tyre mbrëmjen e kaluar, por në fund festuan “Dragonjtë e Oportos”. Miqtë fituan 1-2 dhe vazhdojnë garën për titull me Benficën, që kryeson me 4 pikë më shumë se Porto.
Emocionet dhe tensioni nuk munguan në këtë sfidë, teksa fundi solli një përplasje mes lojtarëve. Jese Rodriguez i Sportingut dhe Sergio Oliveira i Portos, nuk i kursyen duart mes tyre, por Pepe shmangu përplasjen e madhe.
Mbrojtësi i njohur i Portos u dëmtua dhe u detyrua të linte lojën në mesin e pjesës së parë. I njohur si protagonist i këtyre skenave, Pepe tregoi anën e tij pozitive kësaj radhe. Mbrojtësi frenoi në fillim Jese, lojtar me të cilin ka luajtur te Real Madrid. dhe ndërhyrja e tij i dha fund sherrit midis dy lojtarëve në fundin e ndeshjes. /abcnews.al
Sporting Lisbona-Porto, rissa a fine gara tra Jesé e Sergio Oliveira ma a fermarli è… Pepe – https://t.co/J7e4mqRBnp pic.twitter.com/m88pPHR3qj
— ITASportPress (@ItaSportPress) January 6, 2020