Tension në Kuvend, Paloka i hedh bojë shkrimi Ramës

schedule15:44 - 14 Shkurt, 2019

schedule 15:44 - 14 Shkurt, 2019

Dy ditë para protestës së 16 Shkurtit, opozita e nisi nga kuvendi aksionin për largimin e Kryeministrit Rama. Edi Paloka i hodhi bojë shkrimi Kryeministrit në Kuvend, si përgjigje për talljet mbi mënyrën e të folurit të knënkryetarit të PD. Paloka u përjashtua për 10 ditë nga kuvendi, ndërsa socialistët do kërkojnë shkarkimin e tij si nënkryetar i Parlamentit.

Parlamentit ditën e enjte i doli boja.  Diksutimet, të regjistruara për projektligjin që ratifikon protokollin e antarësimit të Maqedonisë në NATO, u bënë shkasë e përplasjes.

Ishte ky momenti kur opozita vendosi se kishte duruar boll. Kreu i Kuvendit kërkoi përjashtimin nga sallaa të zëvendësit të tij në opozitë, por ky i fundit refuzoi të largohet deri në përfundim të seancës, ku socialist dhe demokratë bashkuan votat për shtetin fqinj, Maqedoninë.

Komentet për çfarë ndodhi zgjodhën t’i bëjnë jashtë parlamentit. Për një gjë bien dakort, i tillë pritet edhe 16 Shkurti. Por nëse për mazhorancën kjo tregon dhunë. Për opozitën ky është vetëm fillimi.

Byroja e Kuvendit përjashtoi nënkryetarin demokrat Edi Paloka nga punimet e Kuvendit për 10 ditë. Por socialistët kërkojnë më shumë.

Sipas rregullores së kuvendit kërkesa për shkakrimin e antarëve të organeve Kushtetuese, i shkon kreut të kuvendit e motivuar dhe me shkrim nga të paktën 28 deputetë. Më pas është Komisioni i Ligjeve ai që mbi dokumentat shoqëruese të kërkesës i propozon Parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor për rastin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!