Atalanta-Ajax është një nga duelet më të bukura të mbrëmjes së sotme në Champions League. Momente frike për ekipin holandez përpara futjes në stadiumin e qytetit të Bergamos.
Një grup ultrasish të ekipit italian kanë vendosur t’i “mirëpresin” me gurë kundërshtarët tulipanë. Bergamo News raporton se autobusi i Ajax është goditur me gurë dhe disa sende të forta, ngjarje e ndodhur në afërsi të stadiumit.
Një prej xhamave të mjetit me të cilin po udhëtonin miqtë është thyer, duke shkaktuar frikë dhe panik te lojtarët dhe stafi teknik i “harkëtarëve” nga Holanda. /abcnews.al