Tenori i njohur largohet nga “Metropolitan Opera” pas akuzave për ngacmime seksuale

schedule14:19 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:19 - 25 Shtator, 2019

Pas akuzave për ngacmime seksuale, tenori i njohur Placido Domingo ka vendosur të tërhiqet nga “Metropolitan Opera” e Nju Jork. Ai anuloi performancën e tij në Makbeth të Xhuzepe Verdit, e parashikuar për mbrëmjen e së mërkurës.

Placido Domingo largohet nga “Metropolitan Opera” e Nju Jork, ku duhet të kishte vënë në skenë Makbeth të Xhuzepe Verdit. Lajmi raportohet nga “Associated Press” duke theksuar se tenori është tërhequr nga të gjitha performancat e “Metropolitan Opera”.

Vendimi i tij vjen pas akuzave për ngacmime seksuale nga disa gra ndaj tij. Të hënën Domingo mori pjesë në provat për Makbeth, por pas pak orësh u bë publik vendimi i tij për largimin.

Një vendim i marrë së bashku me “Metropolitan Opera” pas presioneve të shumta për anulimin e performancave të tenorit. Me anë të një deklarate për shtyp Domingo u shpreh se kishte debutuar në këtë skenë në moshën 27-vjeçare dhe kishte vazhduar ta bënte këtë për 51 vite të tjera të lavdishme. Por ai shton se duke parë situatën aktuale ku njerëzit dënohen pa proces, ai nuk mund të lejojë që puna e madhe e kolegëve të tij të dëmtohet.

“Jam i lumtur që në moshën 78-vjeçare para mundësinë që të interpretoj këtë rol fantastik në provat e përgjithshme të Makbeth, të cilën e konsideroj si performancën time të fundit në këtë skenë,” përfundon deklarata e tenorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!