Tenori i famshëm Placido Domingo shtrohet në spital, njoftoi para nje jave se ishte me COVID-19

schedule09:35 - 30 Mars, 2020

schedule 09:35 - 30 Mars, 2020

Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco, Meksikë, pasi është diagnostifikuar pozitiv me koronavirus, sipas zëdhënësit të këngëtarit.

“Ai  po i përgjigjet mirë trajtimit,” tha zëdhënësi i Domingo në një prononcim për CNN.

Domingo njoftoi në faqen e tij në Facebook javën e kaluar se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.Ai inkurajoi fansat e tij që të lanin duart dhe të ndiqnin udhëzimet dhe rregulloret që kanë vendosur qeveritë lokale.

“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që me shpresë mund të kthehemi në jetën tonë të përditshme normale shumë shpejt,” shkroi Domingo.

Tenori 79-vjeçar spanjoll dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Operës në Los Angeles vitin e kaluar, pasi u akuzua për ngacmim seksual.

Domingo i bashkohet  listës në rritje të të famshmëve që kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, duke përfshirë Idris Elba , Tom Hanks dhe bashkëshorten e tij Rita Wilson , këngëtarët dhe tekstshkruesit John Prine , Kevin Durant dhe Daniel Dae Kim ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!