Tenis/ “Ylli” spanjoll nuk fal “veteranin”, Alcaraz mund me spektakël Djokovic në finalen e Wimbledon

schedule17:36 - 14 Korrik, 2024

schedule 17:36 - 14 Korrik, 2024

Ishte padyshim ashtu siç pritej, një sfidë spektakolare.

Finalja e meshkurjve në Wimbledon mes spanjollit, Carlos Alcaraz dhe “legjendës” serbe, Novak Djokovic mahiniti tifozët, ku pas 2 orësh e 30 minutash lojë, 21-vjeçari nga Alikante mposhti më të dalluarin e historisë së këtij sporti, me shifrat bindëse 3-0.

Në setin e parë, Alcaraz dominoi totalisht duke e mbyllur atë me rezultatin 6-2 dhe të njëjtën gjë bëri gjithashtu edhe në setin pasardhës, me “numrin 3” të botës, siguroi sërish triumfin me rezultatin, 6-2.

Gjithçka u vendos në setin e tretë dhe final, me talentin spanjolli që “theu” kundërshtarin pas plot 1 ore e 14 minutash, duke arritur të fitojë vetëm me “tie-break”, 7-6, për të vulosur gjithçka në rezultatin e përgjithshëm, 3-0 dhe për të fituar trofeun e katërt madhor, në karrierën e tij dhe të dytin sa i përket viti 2024, pas triumfin në Rolland Garros, më 9 qershor, ndaj gjermanit, Alexander Zverev. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!