Ka vijuar raundi i dytë i grand slam të “Roland Garros” në tenis. Numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak Djokovic, fitoi pa probleme 3-0 (6-4, 6-1, 6-2) ndaj Roberto Baena.
Më tej avancon edhe numri 5 në botë, Daniil Medvedev. Rusi përfitoi nga tërheqja në setin e dytë i rivalit të tij.
Një biletë për në raundin e tretë siguroi edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 David Goffin.
Po ashtu avancojnë edhe bullgari Grigor Dimitrov, hungarezi Hubert Hurkacz, danezi Holger Rune e norvegjezi Casper Ruud, tenistë që ndodhjen në “Top-10” më të mirët në botë.
Nuk ka surpriza as te femrat, ku avancon më tej numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka. Ajo mundi 2-0 (6-2, 6-2) Moyoka Uchijima.
Nuk zhgënjejnë as tenistja ukrainasja Elina Svitolina, spanjollja Paola Badosa, amerikania Madison Keys, kanadezja Bianca Andreesku e rusja Anastasia Potapova./ h.ll/abcnews.al