Tenis/ Sinner merr “hak”, 22-vjeçari italian eleminon numrin 1 të botës nga “Australian Open”

schedule10:16 - 26 Janar, 2024

schedule 10:16 - 26 Janar, 2024

Jo më kot konsdierohet si më i miri në historinë e tenisit italian. Pas arritjes në finalen e ATP Tour, në Torino, Jannik Sinner ka bërë sërish surprizën, por këtë herë në një nivel tejet më lartë, teksa ka arritur të eleminojë, nga Grand Slam-i i “Australian Open”, numrin 1 të botës, në këtë sport, serbin, Novak Djokovic, me shifrat e thella, 3 me 1.

Dy setet e para folën totalisht për “Të Kaltërin”, i cili triumfoi shpejt, me rezultatet 6-1 e 6-2. Në setin e tretë pati nevojë për “tie-break”, me rekordmenin, Djokovic, që arriti të rihapte sfidën, duke e fituar me shifrat 7-6, mirëpo në setin e fundit, Sinner u “rikthye” sërish duke e mbyll, në 6-3 dhe rezultatin e përgjithshëm 3 me 1, duke pritur kështu fituesin e çiftit Daniil Medvedev- Aleksander Zverev, për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Rezultati i kësaj sfide e dërgon 22-vjeçarin italian, në finalen e tij të parë, të një Grand Slam-i të madh, siç është “Australian Open”, si dhe i jep fund 33 fitoreve radhazi, të 10 herë fituesit të këtij kompeticioni, Novak Djokovic, i cili disfatën e fundit në tokën australiane e regjistroi në vitin 2018, kur u eleminua në raundin 1/16-ve, të këtij kompeticioni nga koreano-jugori, Hyeon-Chung.

Përsa i përket përballjeve individuale, duket se italiani nuk zhgënjen më ndaj Djokovic, teksa ka fituar 3 nga 4 përballjet e fundit, ndërsa nga shumë analistë të këtij sporti, kjo fitore e Sinner mund të konsiderohet edhe si një “hakmarrje”, ku vetëm 6 muaj më parë, Djokovic e eleminoi italianin në gjysmëfinalen e trofeut më prestigjioz të tenisit, Wimbledon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!