Tenis/ Sinner e bën “sefte” në Melburn, tenisti italian fiton të parin Grand Slam ndaj Daniil Medvedev

schedule17:10 - 28 Janar, 2024

schedule 17:10 - 28 Janar, 2024

I respektoi parashikimet, edhe pse u ndodh në prag të humbjes. Italiani, Jannik Sinner e shënoi emrin e tij në listën e fituesve të Grand Slam-eve, duke ia dalë të fitojë të parën e karrierës, së tij, në “Australian Open”.

Tenisti 22-vjeçar, që cilësohej favorit për trofeun pas triumfit bindës ndaj kampionit të madh, Novak Djokovic, mundi rusin Daniil Medvedev 3-2 me sete, në një nga finalet më të veçanta të luajtura në Melburn.

Në një betejë të vërtetë, rezultati i seteve ishte 3-6, 3-6, 6-4, 6-4 e 6-3. U deshën 3 orë e 45 minuta, dhe një mentalitet shumë i fortë fituesi nga Sinner për të besuar se do t’ia dilte. Medvedev padyshim u ndje i lodhur pas gjysmëfinales spektakolare ndaj Alexander Zverev që zgjati rreth 4 orë e gjysmë.

Në total, rusi kishte kaluar në fushën e arenës “Rod Laver” më shumë se 20 orë pa llogaritur finalen. Ndoshta, moskoviti ka edhe një problem psikologjik pasi ka qenë në prag të fitores ndaj Nadal dhe ka humbur në mënyrë të pabesueshme.

Sinner, që ishte numri 4 i botës përpara turneut, është një kampion i ri në mes të legjendave që kanë fituar një Grand Slam, me italianin, nga Tiroli u Jugut, është personaliteti më i madh i brezit të ri të tenistëve, dhe pritet të jetë pasardhësi i denjë i treshes, Djokovic, Nadal e Federer. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!