Carlos Alcaraz më në fund po rikthehet në fushë! Vetë kampioni spanjoll konfirmoi pjesëmarrjen e tij në US Open përmes një mesazhi në profilet e tij në rrjetet sociale: “Ja ku jemi, jam rikthyer.” Ky lajm pritej me padurim pas pauzës së shkaktuar nga një problem fizik që e detyroi Carlos të tërhiqej dhe të humbiste si “Roland Garros”, ashtu edhe “wimbledon”.
Mbetet për t’u parë nëse rivaliteti i tij me Sinner do të rinovohet, duke qenë se pjesëmarrja e numrit një të botës në turneun amerikan “Grand Slam” nuk është ende e sigurt.
Tenisti spanjoll mbeti jashtë fushave pas raundit të parë të turneut të Barcelonës prillin e kaluar. Problemi fizik u shkaktua nga mbingarkesa.
Rikuperimi kërkoi një plan trajtimi konservativ të gjatë dhe rigoroz, që përfshinte përdorimin e një mbajtëseje të fortë, pushim të plotë nga lëvizja specifike atletike dhe fizioterapi të synuar për disa muaj.
Në javët e fundit, ai është stërvitur në fushat e Murcias, madje duke simuluar një set kundër tenistit norvegjez Rune vetëm pak ditë më pare. Kjo ishte një nga shenjat pozitive që bindën Alcaraz të garonte në turneun e fundit “Grand Slam” të sezonit, që nis më 30 gusht dhe ku do kërkojë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në finalen kundër Sinner.
Ndërkohë, tenisti italian është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim në gjurin e djathtë dhe nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen e tij në turneun amerikan./abcnews.al


