Tenis/ Alcaraz dështon në “Australian Open”, “iberiku” mundet paq nga Zverev në çerekfinale

schedule15:58 - 24 Janar, 2024

schedule 15:58 - 24 Janar, 2024

Mund të konsiderohet një ndër talentet më premtues në historinë e këtij sporti, por sërish ka shumë për të mësuar, në rast se dëshiron të hyjë në “podiumin” e më të mëdhenjve. Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz ka ngecur në çerek-finalen, ndaj Alexander Zverev, teksa u mposht nga ky i fundit, me rezultatin e përgjithshëm, 3 me 1.

Takimi nisi në mënyrën më perfekte për gjermanin, Zverev, i cili fitoi 2 setet e para me rezultatet 6-1 e 6-3 duke kaluar pa shumë vuajtje “iberikun”, me këtë të fundit, që u kujtua të “zgjohej” në raundin e 3-të, aty ku mundi gjermanin me rezultatin 6-7, megjithatë 26-vjeçari nga Hamburgu nuk lëshoi më shumë terren, duke fituar edhe setin e fundit me rezultatin 6-4, për ta mbyll, në pak më shumë se 3 orë një duel tepër të luftuar nga 2 tenistët.

Falë kësaj fitoreje, Alexander Zverev kalon në gjysmëfinalet e Grand Slam-it, “Australian Open”, ku përballë do të ketë numrin 3 të botës, rusin, Daniil Medvedev, përballje kjo që pritet të jetë shumë e luftuar. Ndërkaq, në gjysmëfinalen tjetër përballë njëri-tjetrit do të jenë numri 1 i botës, Novak Djokovic kundër italiant, Jannik Sinner. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!