Tenderi për qentë e rrugëve/ Shtyhet vendimi për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

schedule11:17 - 20 Qershor, 2024

schedule 11:17 - 20 Qershor, 2024

Gjykata shtyn për vendim çështjen ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ora 14:00.

Gjici është dënuar nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre me 2 vite burg, ndërsa Kaçi, e cila shfaqet në një video intime me Gjicin, u gjet fajtore për akuzën e prostitucionit dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Në seancën e së enjtes, prokuroria kërkoi dënimin me 2 viet e 8 muaj heqje lirie për Gjicin, pasi e akuzon atë për korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Ndërsa për Kaçin, dënimin me 1 vit burg, por me akuzën e korrupsionit aktiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!