Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tenderi i AKSHI, lihen në fuqi masat/ Linda Karçanaj qëndron në “arrest shtëpie”

schedule18:04 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 18:04 - 18 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj.

Masat kanë mbetur në fuqi masat edhe për 5 personat.

Me urdhër të SPAK, më 16 dhjetor, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ka lënë në “Arrest Shtëpie”, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të cilët kanë fituar dhjetëra tendera nga Mirlinda Karacana tek AKSHI-, janë shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, por gjatë kontrolleve orët e para të mëngjesi të se martës nuk janë gjetur.

I përfshirë në këtë grup kriminal rezulton edhe zv Drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë pezullim nga detyra dhe  “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ndërkohë masë sigurie “arreste në shtëpi” është dhënë për Hava Delibashi, zëvëndësen e Mirlinda Karacanes, masa ndalim për të dalë jashtë vendit për biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!