Tenderat ne gjyq, ministria e Drejtësisë: 2 raste në SPAK, 20 kallëzime penale dhe 78 masa administrative

schedule21:50 - 15 Qershor, 2022

schedule 21:50 - 15 Qershor, 2022

Tenderat në gjyq! Kjo është tema e emisionit “Bardh a Zi” në Abc, ku po flitet për abuzimet me tenderat. Përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë Erland Delilaj tha se njësia Antikorrupsion ka bërë 20 kallëzime penale në SPAK në lidhje me tenderat dhe 78 masa administrative.

“Me flamur të kuq janë nxjerrë 48% për vitin 2021, janë pothuajse gjysma. Në këtë analizë jam i bindur se nuk janë marrë në konsideratë si procedurat që janë bërë.  Nga 1200 denoncime te 15 prej tyre janë nga bizneset. Ne jemi aktualisht në fazë verifikime”. Që nga momenti i krijimit të strukturës anti korrupsion janë 2 raste të dërguara në SPAK. Aktualisht kemi propozuar te 78 masa administrative janë bërë dhe 20 kallëzime penale. Masat administrative janë largime nga detyra. Janë bërë 20 kallëzime penale. Vendin e parë në lidhje me kallëzimet e mban Agjencia shtetërore e kadastrës  që ka dhe problematikat më të mëdha. Problematikat janë të mëdha sidomos me tjetërsimin e pronave. Jemi në proces verifikimi të 8 procedurave të prokurimit. Jemi në procedurë e sipër. Janë konstatuar goxha problematika. Mungojnë dokumentacionet, faza e dytë ka të bëjë me kriteret e kualifikimit”.

Gazetari i Ekonomisë Enkelejd Llanaj tha se përmes tenderave krijojnë të ardhura për partitë politike të cilat financojnë fushata

“Prokurorimi publik parapërgatitet. Në të gjitha vlerësimet për korrupsionin në prokurimet publike thuhet nga paratë përmes tenderave krijojnë të ardhura për partitë politike të cilat financojnë fushata grupe interesi e ku di unë.Vota blihet me këto para”.

Ish zëvendës ministrja e Financave Ledina Mandij tha se në vendin tonë është krijuar perceptimi se këtu ka korrupsion të lartë.

“Në Shqipëri është krijuar perceptimi se këtu ka korrupsion të lartë. Ka kompani që nuk dihet se kur e kanë filluar akitivitetit dhe bëhen ofrues të shërbimeve. Gruaja e Kajmakut fiton tendera publik. Rastet janë adresuar në SPAK”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!