Pas deklarimeve në Parlament, disa deputetë të opozitës dorëzuan në SPAK të gjitha provat që sipas tyre provojnë se dy ministra të qeverisë Rama Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka dhe disa zyrtare përgjegjës për prokurimet, kanë abuzuar me tenderat për uniformat e policisë.
Pas padisë ndaj ministrave, deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri dhanë argumentet e tyre në një deklaratë për mediat.
“Të gjitha detajimet, kartat teknologjike, detajet shpallja e parë për katër vite, numri i artikujve 762 mije, ulja drastike e numrit të artikujve dhe ruajtja e së njëjtës vlerë”
Dëmi sipas tre opozitarëve parlamentarë është i lartë.
“Vetëm në këtë tender diferenca midis laçimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4-5 milion euro”
Deputetët akuzojnë zyrtarët se të ndikuar nga korrupsioni, kanë skualifikuar nga tenderi dy kompani me eksperiencë në prodhimin e veshjeve, dhe kanë shpallur fitues një kompani të pa angazhuar në këtë fushë.
“Ftoj SPAK-u që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepësi, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepësi dhe janë të specializuara për uniformat.
Nuk e di. Është një amendim i imi, por drejtësia besoj do të zbardhi nëse nuk është me karamele në fyt, nëse nuk është e kapur”, tha Myslym Murrizi.
Deputetët thonë se nuk janë entuziastë për punën e SPAK, por se shpresojnë që ajo të çlirohet nga hija e politikës./abcnews.al