Tendenca për linjat dhe bullizmi rrezikon adoleshentët, babai i një 14 vjeçareje: Është 20 kg nën peshë

schedule15:47 - 25 Prill, 2022

schedule 15:47 - 25 Prill, 2022

Nga Ema Shazivari

Dëshira që shpesh herë kthehet në fiksim për të pasur një trup të bukur, apo dhe bullizmi për mbipeshën, po çon adoleshentët drejt vendimeve ekstreme për të ndërprerë ushqimin.

Vajza e këtij qytetari qëndron e shtruar në pavionin e psikiatrisë për fëmijë në QSUT. Ajo është 14 vjeç, e gjatë 1. 70 centimetra dhe peshon 30 kilogramë. Sipas mjekëve një vajzë me këto parametra duhet të jetë minimalisht 55 kilogram.  Babai i saj tregon reduktoi ushqimin në mënyrë shqetësuese nga frika se mund të shëndoshej.

Mjekja psikiatre pranë qendrës së shëndetit mendor të fëmijëve, Valbona Alikaj, thotë arsyeja kryesore e këtyre çrregullimeve mbetet pamja e jashtme, ndaj fenomeni është më i përhapur tek vajzat. Këmbëngulja për të ruajtur linjat mund të kushtojë edhe jetën.

Anoreksia është një çrregullim i shëndetit mendor që konsiston në refuzimin e ushqimit deri në pikën që mund të dëmtojë organet në mënyrë të parikuperueshme. Në rastet kur kapet me vonesë, mund të shkaktojë dhe vdekjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!