Ten Hag e do me ngulm, United tenton sulmuesin e Leipzig

schedule19:11 - 9 Korrik, 2022

schedule 19:11 - 9 Korrik, 2022

Manchester United po kërkon me ngulm sulmuesin e Leipzig, Brian Brobbey.

Erik Ten Hag e kishte nën urdhrat e tij te Ajax, në huazim 6 muajt e fundit, dhe tani e do në Manchester.

Leipzig kërkon 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por mund të dorëzohet edhe me 20 milionë euro.

United e ka bindur lojtarin dhe kjo mund të ketë ndikim në transferimin e shpejtë të tij. /abcnews.al