“Tempulli”/ Shpërndante kanabis në një gjmnaz në Kukës, arrestohet 32-vjeçari

schedule14:51 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 14:51 - 7 Dhjetor, 2023

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është arrestuar një 32-vjeçar dhe po procedohet në gjendje të lirë në një 24-vjeçar. Mësohet se ata shpërndanin kanabis në një gjimnaz në Kukës, ndërsa 24-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte në afërsi të gjimnazit.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Vijon me intensitet maksimal, megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Policia godet 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të një gjimnazi në qytet.

Sekuestrohen kokainë, cannabis sativa dhe 2 mjete për grirjen e lëndës narkotike.

Arrestohet një 32-vjeçar që u kap në flagrancë me doza kokaine dhe cannabisi, me vete, dhe procedohet penalisht një 24-vjeçar që kishte përshtatur lokalin e paregjistruar, që administronte, për përdorim droge.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë së Kukësit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, që prekin kryesisht të rinjtë, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera, për të cilat:

-u arrestua shtetasi 32 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap në flagrancë, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, teksa posedonte me qëllim shitjen, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 24 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin që administronte, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 grirëse për të./abcnews.al