Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Gjirokastër, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij u krye në kudër të operacionit kombëtar “Tempulli”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ekzekutoi urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.