“Tempulli”/ Me kanabis në makinë, arrestohet i riu në Tropojë, kapet pasagjerja 16-vjeçare

schedule12:14 - 25 Tetor, 2023

schedule 12:14 - 25 Tetor, 2023

Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. Së fundmi, një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me kanabis në makinë.

Sakaq, pasagjerja që e shoqëronte, 16-vjeçe po procedohet penalisht.

Ndërkohë, policia u ka sekuestruar dhe 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Posedonte në automjet, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen, arrestohet 32-vjeçari.

Procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçare, pasagjere në automjet.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe shuma parash, në euro dhe në lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ato të DVP Kukës, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në Bajram Curri, është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi, 32 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçaren, të dy banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!