24 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli 4”. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se grupi shpërndante lëndë narkotike kokainë, marijuanë dhe droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës në zona të ndryshme të kryeqytetit.
9 prej tyre janë arrestuar më parë, të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Në kërkim janë shpallur 4 të tjerë.
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/abcnews.al