“Tempulli 2″/ Në kërkim për drogë, arrestohet 24 vjeçari në Tiranë

schedule10:13 - 3 Shkurt, 2024

schedule 10:13 - 3 Shkurt, 2024

Një 24 vjeçar, që ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit anti drogë ‘Tempulli 2″, është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Numri i të arrestuarve në kryeqytet në kuadër të operacionit, ka shkuar në 74. Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 pistoleta dhe 1 automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!