Një megaoperacion u zhvillua në të gjithë vendin me qëllim goditjen e grupeve të shpërndarjes së narkotike. Si rezultat u arrestuan mbi 270 persona. Në një intervistë në “Tirana Live”, Besfort Lamallari zëvendës ministër i Brendshëm nënvizoi se operacioni i shtrirë në të gjithë vendin kishte fokus shkollat, si dhe targeton personat më të rrezikshëm që janë me precedent dhe posedojnë armë pa leje.
Ai thekoi se operacioni është në vijim dhe se është ndërthurur ngushtë me Interpol dhe Europol.
“Për vetë natyrën e seriozitetit të çështjes dhe rrezikut që iu paraqitet nxënësve të shkollave është prioriteti i ministrit të Brendshëm dhe gjithashtu faza kryesore lidhet me goditjen e përfituesve nga ky aktivitet kriminal. Së shpejti do të kemi informacione nga vizita e ministrit të Brendshëm në Europol.
Fokusi kryesor i goditjes janë grupet që lidhen me drogën, në rastin konkret patëm 295 urdhër arreste të lëshuara. Tashmë kemi 273 persona që janë ndaluar e arrestuar. Materiali i dokumentuar i shërben punës së mëtejshme hetimore. Me rëndësi për ndalimi i këtyre aktiviteteve. Duhet një ndërhyrje e menjëhershme për të mbrojtur nxënësit. Prej kohësh kemi parë rezultate jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe të tjera”, tha ai.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, u ndal edhe tek vetëpastrimi i policisë, duke shtuar se është një proces që ka nisur dhe se nuk ka më kthim pas.
“ Nëse ka raportime në polici, apo qytetarë që duan të bashkëpunojnë me policinë, policia është aty për të garantuar mbrojtjen e qytetarit dhe zbatimin e ligjit, shtoi Lamallari.
/abcnews.al/